Kuvend, opozita akuza qeverisë për Paketën Fiskale/Ministri Peleshi: Jepni alternativa!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvend, opozita akuza qeverisë për Paketën Fiskale/Ministri Peleshi: Jepni alternativa!

Në Kuvend vijon dita e dytë e seancës së nisur dje dhe të ndërprerë rreth mesnate, kushtuar diskutimeve për Buxhetin e Paketën Fiskale 2023. Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se kjo paketë nuk është në mbështetje të qytetarëve e bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, si dhe të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit.

Kjo nuk është paketë fiskale, por gjobash. Nuk ndodh në BE që të hartohet një paketë penalitetesh për qytetarët.

Propozimet:

Ulni ngarkesën fiskale, çmimet po shkojnë në stratosferë.

Mos bëni si gjitholog, dëgjoni ekspertë e fushës dhe qytetarët e këtij vendi.

Hiqni TVSH-në për kompanitë që investojnë në energjinë e rinovueshme

Hiqni akcizën e gazit.

Ndaloni rritjen e pandalshme të inflacionit.

Mundësisht mbajeni një premtim dhe çojeni buxhetin e arsimit në 5.5% siç keni premtuar.

Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, iu kundërpërgjigj opozitës duke thënë se po bën vetëm kritika e nuk po jep asnjë alternativë. Sipas Peleshit, ky është buxheti i rezistencës i krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë. Ndër të tjera shtoi se rrit me 7% pagat e ushtarakëve.

Ky buxhet nuk është i zakonshëm jo vetëm në Shqipëri, është një buxhet i rezistencës i krijuar nga lufta. Shkaku i inflacionit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në vendet baltike inflacioni është mbi 20%, Bullgaria është 17-18%. Në gjithë Europën është me dy shifra ndërkohë që ne jemi me 6.4%. Ka disa arsye se pse ne kemi arritur ta menaxhojmë inflacionin, arsyeja kryesore është mburoja e çmimit të energjisë. Çmimi i energjisë është siç ka qenë para luftës si në asnjë vend tjetër të Europës. Të gjithë ushtarakët, i gjithë personeli i forcave të armatosura, rreth 7000 ushtarakë do të përfitojnë një rritje të re të pagës me këtë buxhet. Do të rriten me 7% pagat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE