“Na kanë paragjykuar”, këngëtarja e njohur shqiptare tregon raportin që ka me vajzat e partnerit të saj

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Na kanë paragjykuar”, këngëtarja e njohur shqiptare tregon raportin që ka me vajzat e partnerit të saj

Artistja e mirënjohur Albina Kelmendi dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për jetën personale dhe sigurisht marrëdhënien me partnerin e saj, Valonin, me të cilin lidhi kurorë u martua disa javë më parë. Teksa foli për emocionet e dasmës, ajo tregoi dhe se si është njohur me partnerin.

Këngëtarja tha se në fillim nisën të punonin bashkë, hapën një biznes dhe me kalimin e kohës, ndjenjat ndryshuan. Albina tregoi se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se Valoni është baba i dy vajzave. E pyetur për raportin që ka me ta, ajo tha “i dua fort dhe dua më të mirën për ta”.

“Jemi njohur para 3 viteve por kemi filluar të punojmë bashkë. Hapëm një biznes. Kemi qenë shumë në rregull sa i përket biznesit por nga ana tjetër, që filluam të bëhemi shumë shokë, filloi të lindte dhe diçka tjetër.”, u shpreh Albina ndërsa moderatori Alban Musa e pyeti se çfarë pëlqeu te partneri.

“Më kanë tërhequr shumë gjëra por e para është një njeri me zemër të mirë. Nëse do të isha single dhe do të më pyesje se si do ta doje partnerin ideal, s’do të kisha ditur me kërkuar atë që kam gjetur te Valoni. Kam shumë dashuri dhe mbështetje prej tij, të gjitha gjërat që do një femër te partneri i tij”, tha ajo.

“Përveç asaj që ishte biznesmen, njerëzit fillojnë dhe paragjykojnë prej të kaluarës dhe meqë Valoni ka dy vajza. Këto qenë arsyet e paragjykimit për të dyja palët. Por përderisa e dimë realitetin, nuk jemi të parët që kemi qenë në një situatë si unë dhe Valoni. E dinim se do të paragjykohemi.”, shtoi artistja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45326 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE