Zbulohet fermë kanabisi në Kutalli, të punësuara 80 gra!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet fermë kanabisi në Kutalli, të punësuara 80 gra!

Sfida 0 kanabis e vendosur nga ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk u fitua as këtë vit.

Referuar operacioneve të 24 orëve të fundit ku në Krujë u gjet shtëpi bari dhe në Berat u zbulua një fermë e mirëfilltë kanabisi.

Nëse në shumë sektorë ka krizë punëtorësh dhe vjelja e produkteve nuk kryhet kjo krizë duket se nuk e ka prekur biznesin e hashashit. Në serën e mbjellë me lëndë narkotike ishin punësuar rreth 80 gra jo vetëm nga zona por edhe nga qytete e varfra të veriut të Shqipërisë, shumë larg Beratit.

Në bazë të një informacioni drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit me forcat operacionale mësynë në fshatin Drenovicë ku kapën në flagrancë duke pastruar kanabisin rreth 80 persona kryesisht gra.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e pronarit të serës me kanabis dhe personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Mbetet e dyshimtë se si kultivimi i drogës në fushë të hapur nuk u denoncua nga banorët por edhe nuk u pikas nga policia e zonës. Agjencia e Mbikqyrjes Policore po verifikon përgjegjësinë e Policisë vendore për këtë rast.

Ndërkohë pasditen e së mërkurës në derven të Krujës policia zbuloi një shtëpi bari me 260 rrënjë dhe shpalli në kërkim Qerim Xekën dhe dy djemtë e tij Lutfi e Kledi Xeka. Ndërkohë në tiranë u shkatërrua një rrjet shpërndarësish kokaine e kanabisi pranë shkollash. Në pranga ranë 15 persona dhe u sekuestrua rreth 700 gram lëndë narkotike.

Muajt e fundit, nuk janë raportuar raste të ndërtimit të punishteve të përpunimit të hashashit ne vend. Arsyeja ka qenë se ato nuk zbuloheshin, jo sepse nuk ekzistonin. Fasoneria e hashashit ku ishin punësuar dhjetëra gra tregon se kultivimi, përpunimi dhe trafiku i hashashit shqiptar vazhdon ne nivele te konsiderueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48501 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE