Zbulohet sekreti i rinisë së Kriss Jenner, ylli televiziv e ‘pangopur’ në shtrat!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet sekreti i rinisë së Kriss Jenner, ylli televiziv e ‘pangopur’ në shtrat!

Mamaja e famshme e motrave Kardashian-Jenner, Kris Jenner tregon shpesh se është e varur nga seksi dhe se nuk e ka problem të bëjë dashuri kudo që të jetë. Klani Kardashian është i njohur për skandalet e mëdha dhe për qasje të hapur ndaj disa temave që për disa njerëz janë ende tabu.

Kris aktualisht po shijon një lidhje me 41-vjeçarin Corey Gamble i cili e mbështet shumë atë. Kris nuk e ka pasur kurrë problem të flasë publikisht për marrëdhëniet e saj intime, si dhe për nevojat e saj. Libri që ajo botoi në vitin 2011 është plot detaje nga jeta e saj intime me Todd Waterman. Ajo e ka cilësuar lidhjen e tyre si të zjarrtë, ndërsa ka treguar se nuk kanë zgjedhur as kohën e as vendin ku do bënin seks.

Kris në libër thekson që kanë pasur marrëdhënie seksuale në makinë, në shtëpizën pranë pishinës, në garazh, në shkallë, pra, kudo që kanë qenë. Në një emision Jenner ka treguar për marrëdhëniet seksuale me partnerin aktual dhe ka shprehur që kanë marrëdhënie të rregullta, ndërsa ai për të mendon se është e ‘pangopur’ në shtrat.

Rikujtojmë, se së fundmi Kris Jenner ka zbuluar dëshirën e saj të fundit në një episod të ri të “The Kardashians”. 66-vjeçarja zbuloi dëshirën e saj pas vdekjes në episodin e kësaj jave, duke thënë se dëshiron që hiri i mbetur nga ajo të futet brenda gjerdanëve për fëmijët e saj. Pasi Kris iu nënshtrua së fundmi një operacioni te kofshët e saj, vajza e saj Kim Kardashian u kërkoi mjekëve të mbanin pjesët e kockës që ishin hequr.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47893 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE