Filmoi veten duke ngrënë lakuriqë nate, blogerja tajlandeze i hap telashe vetes!

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Filmoi veten duke ngrënë lakuriqë nate, blogerja tajlandeze i hap telashe vetes!

Një blogere tajlandeze pritet të përballet me pesë vjet burg pasi filmoi veten duke ngrënë një lakuriqë nate. Phonchanok Srisunaklua e kishte publikuar videon në kanalin e saj “Gin Zap Bep Nua Nua” në YouTube. Duke i përshkruar lakuriqët e natës si ‘të shijshëm’, ajo më pas shihet duke i copëtuar dhe duke i zhytur në një salcë pikante të quajtur “Nim Jam”.

Në një moment, ajo shihet duke mbajtur një lakuriq para kamerës dhe duke thënë se ai lakuriq ka dhëmbë, përpara se të fillojë e të shtypë kockat për të cilat tha se ishin ‘të buta’. Videoja u kritikua nga shikuesit e indinjuar, të alarmuar për pasojat shëndetësore. Njëri tha: ‘Nëse do të vdesësh, vdis vetëm. Askush nuk do t’ju fajësojë. Por do të mallkohesh nëse fillon një pandemi’.

Një tjetër tha: ‘Ju po e rrezikoni veten. Nëse sëmureni, mos u mundo t’i fajësosh mjekët dhe infermierët’. Veterineri, Pattaraphon Manee-on, kreu i grupit të menaxhimit të shëndetit të kafshëve të egra në Departamentin e Parqeve Kombëtare, Kafshëve të Egra dhe Ruajtjes së Bimëve, tha:

U trondita kur e pashë në video. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë si në Tajlandë ashtu edhe në mbarë botën, është sjellje shumë e rrezikshme, veçanërisht pasi lakuriqët e natës kanë shumë patogjenë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48297 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE