“Homeland Justice” godasin sërish, vendosin në shënjestër ambasadoren amerikane dhe kryeministrin! Çfarë po paralajmërojnë hakerat?

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Homeland Justice” godasin sërish, vendosin në shënjestër ambasadoren amerikane dhe kryeministrin! Çfarë po paralajmërojnë hakerat?

Hakerat iranian “Homeland Justice” kanë publikuar ditën e sotme një foto të kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim të shenjestruar duke bërë kërcënimin e parë.

Në grupin që kanë krijuar në “Telegram” dhe ku nxjerrin të gjitha të dhënat e marra nga shteti, kësaj herë kanë treguar se cilët janë personat që kanë në shënjestër; kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Të dyve u kanë edituar në kokë nga një shënjestër, duke krijuar iluzionin e një dylbive të një snajperi që duhet se e ka gjetur objektivin. Fotoja është marrë nga një takim mes të dyve, e ndryshe nga sa ndodh zakonsisht, e kanë shoqëruar pa asnjë koment.

Kujtojmë se para disa ditësh kanë publikuar informacione të hetimeve sekrete të SHIK-ut.

Kjo është fotoja e publikuar nga HomeLand Justice:

"Homeland Justice" godasin sërish, vendosin në

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE