Prag fundjave, bien ndjeshëm temperaturat/ E shtuna rikthen vranësirat dhe reshjet e shiut

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prag fundjave, bien ndjeshëm temperaturat/ E shtuna rikthen vranësirat dhe reshjet e shiut

Territori Shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Ndërsa nesër, e shtunë, 12 Nëntor 2022, sipas MeteoAlb, vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime dhe do të gjenerojnë reshje shiu.

Parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në zonat malore,ku pritet të jenë me intensitet dhe mesatar. Ndërsa ultësira perëndimore do ti ketë në sasira shumë më të pakta reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen  ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejti

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48454 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE