“Zysha e Pandeli Majkos, Ben Blushit e Blendi Fevziut”, dikur aktore e sot politikane e zonja, e gjeni dot për cilën bëhet fjalë

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Zysha e Pandeli Majkos, Ben Blushit e Blendi Fevziut”, dikur aktore e sot politikane e zonja, e gjeni dot për cilën bëhet fjalë

Në fillim të viteve ’70, ishte studente e gjuhëve të huaja dhe u bë e njohur atëherë për faktin se prezantoi festivalin e 13-të në Radiotelevizion. Bëhet fjalë për Arta Daden. Më pas, asaj iu propozua të bëhej pjesë e filmit Zonja nga Qyteti, por këtë rol ajo e refuzoi. Në vitin 1991, Dade u bë anëtare e Partisë Socialiste, duke nisur kështu një rrugëtim të gjatë në politikën shqiptare.

Në një intervistë për Aulona Mingën, Arta Dade ka rrëfyer jo vetëm karrierën e saj në politikë, por është rikthyer shumë prapa në kohë, duke zbuluar shumë detaje interesante nga jeta e saj.

A e keni ditur se Dade ka qenë zyshë e shume personazheve të njohura.

“Shumë miq, shokë e shoqe më thërrasin zysh edhe sot. Duke e dashuruar profesionin e mësuesit, jam munduar t’i ngarkoja sa më shumë nxënësit, pasi anglishten do ta kishin profesion. Ndërkohë, në inxhinieri i kam dhënë mësim Pandeli Majkos dhe shumë të tjerëve. Në letërsi, Andi Bejtja është një nga studentët, grupi tjetër ka qenë Ben Blushi, Blendi Fevziu”, shprehet Arta Dade.

  

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE