Artan Hoxha: “Kur thashë se jam nga ‘Kolumbia e Europës’, e kuptuan menjëherë se jam shqiptar…”

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artan Hoxha: “Kur thashë se jam nga ‘Kolumbia e Europës’, e kuptuan menjëherë se jam shqiptar…”

I ftuari i parë në këtë episod të “Më lër të flas” ishte gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha. Në një intervistë shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar ta shihni, ai rrëfeu shumëçka.

Jo pak herë në vendin tonë është konstatuar se bashkë me bananet kalohen dhe substanca narkotike e kush më mirë se Hoxha mund të na fliste më shumë lidhur me këtë.

Tani kanë filluar që bashkë me mallin vijnë dhe bananet. Çmimi i shumicës në Bruksel është më i lartë se në Shqipëri. Me pakicë pastaj është më i shtrenjtë këtu te ne. Ne shesim cilësi shumë të lartë. 

Së fundmi, Artan Hoxha ka vizituar Kolumbinë, çfarë i ra më së shumti në sy atje gazetarit?

Si mund të mos shkoja unë në vendlindjen e Escobar-it. Nuk e dija që kishim kaq shumë gjëra që ngjasonin me ne, populli, gjaknxehtësia, hakmerreshin kur ‘i bije në qafë’, kishin kode të ngjashme me ne. Edhe atje ambasadori amerikan vendoste, jo qeveria. Përdornin masivisht marijuanë por ishte cilësi e dobët. Kur më pyetën nga jam, i thashë nga një vend që cilësohet si ‘Kolumbia e Europës’, më thanë direkt je shqiptar. Kishim një dallim shumë të madh, ata kishin kartelë, ne nuk kemi kartelë.

Si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri?

Deri në këto momente, krimi i organizuar nuk e ka akoma idenë sa fuqi ka. Ata mund ta bëjnë që të punojë qeveria për ta pasi deri më tani është qeveria që shfrytëzon energjinë e tyre, paratë e tyre. Nuk bashkëpunojnë me qeverinë, bashkërendojnë.

Si një punë investiguese shumë e rrezikshme, a ndihet i frikësuar Artan Hoxha?

Zakonisht njerëzit kur ka të shtëna së pari, shtrihen në toke dhe veprimi i dytë shikojnë shtegun më të afërt për t’ja plasur vrapit. Kështu veproj dhe unë. Kaq vite sa kam unë në këtë punë, kam kaluar plot eksperienca, tani kur e mendoj më vjen edhe për të qeshur, po më vjen prapë për të qeshur se nuk kthehem dot. Rri në lokale ku e njoh kush është pronari, njoh klientelën.

Politikani më i rrezikshëm në Shqipëri?

Aktualisht Edi Rama. Ka qenë Sali Berisha, Ilir Meta e të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE