“Kam disa foto…”, Donald Veshaj ‘kërcënon’ Bora Zemanin!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam disa foto…”, Donald Veshaj ‘kërcënon’ Bora Zemanin!

Tashmë u bë pak kohë që kur Bora dhe Donaldi e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Ditë e sotme si rrallëherë, Bora ka vendosur të publikojë një ‘Ask’ në Instastory, ku të gjithë ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe Bora ka vendosur tu përgjigjet disa prej tyre. Një prej ndjekësve i ka kërkuar të publikoj një foto me Donaldin që nuk e ka postuar më herët dhe moderatorja e ka plotësuar kërkesën e saj dhe krahas fotos ka shkruar duke etiketuar Donaldin:

Donald Veshaj sa të vegjël

Por mesa duket Donaldit nuk i ka pëlqyer kjo foto dhe e ka ripostuar duke ‘kërcënuar’ Borën se nëse poston fotot të tjera të vjetra pa e pyetur atë, ai do të publikojë foto të tjera më të vjetra që padyshim nuk do ti pëlqejnë Borës.

Meqenëse publikove foto pa më pyetur unë kam disa foto dhe më të vjetra dhe nuk të pyes kur ti publikojë

Për shkak se për disa kohë është aluduar se Bora mund të jetë shtatzanë, duke përfituar nga një pyetje e tillë që ndjekësit i kanë drejtuar, më në fund Bora vendosi të përgjigjet publikisht, duke e mohuar kategorisht këtë gjë dhe duke i dhënë kështu fund të gjitha aludimeve.

Data 5 nëntor shënon përvjetorin e lidhjes së Borës dhe Donaldit, një ditë shumë e veçantë për ta, një ditë e cila mori vëmendje shumë të madhe edhe vitin që shkoi, kur Donaldi ishte banor i shtëpisë së “Big Brother ViP” dhe atyre u desh ta festonin larg njëri-tjetrit, por deklaratat dhe gjestet nuk munguan. Këtë vit, Bora e ka rikujtuar përvjetorin e tyre gjatë spektaklit të “Dancing With the Stars”, sapo ora shënoi 00:00 dhe arriti data 5 Nëntor.  Donaldi ka postuar disa foto me Borën në Instagram, ku duken të përqafuar me njëri-tjetrin. Pas shumë ngjarjeve që ndodhen që prej përvjetorit të shkuar, data 5 Nëntor e këtij viti i gjeti përsëri bashkë dhe të dashuruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47690 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE