Keni harruar që ta ruani tekstin – Microsoft Office tregon se si ta rikuperoni një dokument

vovalbania November 12, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Keni harruar që ta ruani tekstin – Microsoft Office tregon se si ta rikuperoni një dokument

Po punoni me zell në një fletë të Excel, duke u siguruar se të gjitha shifrat të jenë të sakta dhe gjithçka duket mure. Ju jeni një makinë: Nuk ka asgjë që mund të ju ndalojë drejt përmbushjes së kësaj detyre dhe drejt të bërit përshtypje tek shefi juaj.

Përveç një ndërprerjeje të rrymës e cila e fik kompjuterin tuaj para se ju të keni mundësinë e ruajtjes së dokumentit. Tani ju ose duhet që të filloni nga e para, ose të largoheni nga puna duke mos e kthyer më kokën pas.

Jo aq shpejt: Përderisa mos arritja e ruajtjes së punës tuaj mund të jetë pak e rrezikshme, humbja e një dokumenti të tillë nuk është një “dënim me vdekje” shkruan Life Hack. Nëse aksidentalisht ju ndodh që ta mbyllni një dokument të Office dhe që pa ndonjë arsye nuk e keni ruajtur, ju nuk keni nevojë që të shqetësoheni për të nisur nga e para.

Është një mënyrë e lehtë që ju ta ktheni dokumentin, duke përdorur një mjet të rikuperimit të integruar direkt në aplikacionin e Office që ju jeni duke përdorur.

Kur jeni duke punuar në një dokument në Word, Excel ose aplikacion tjetër të Office, dokumenti nuk ruhet vetëm kur ju e klikoni butonin “Save”.

Aplikacioni në fjalë ka të dhënat e dokumentit të ruajtur në dosjen AppData të llogarisë tuaj të përdoruesit. Kjo dosje, e cila zakonisht nuk shihet nga shumica e përdoruesve, i ruan të dhënat nga disa aplikacione të Windows për llogarinë tuaj të përdoruesit.

Në shumicën e rasteve, një dokument i Office i mbyllur së fundmi mund të gjendet aty. Ka dy mënyra të kryesore për ta gjetur atë. Mënyra e parë është më e lehta dhe më e drejtpërdrejta, pasi që ju dërgon direkt tek dosja e cila e përmban dokumentin e humbur.

Për ta gjetur atë hapeni aplikacionin që ju e keni mbyllur, klikoni skedarin “File”, pastaj zgjidheni opsionin “Info”. Tani klikoni tek “Manage Document” dhe pastaj “Recover Unsaved Documents”. Këtu mund ta gjeni dokumentin që ju e keni mbyllur pa e ruajtur, zgjidheni atë dokument dhe pastaj klikoni tek “Save As” për tu siguruar se më nuk do ta humbisni atë.

Pastaj është edhe një mënyrë tjetër më e avancuar të cilën mund ta përdorni për ta arritur rezultatin e njëjtë. Prekni Windows+R për ta hapur dritaren “Run”. Pastaj aty shkruajeni “%appdata%” dhe përdoreni atë për ta hapur dosjen. Nga këtu ndjekeni “shtegun” drejt dosjes së aplikacionit tuaj. Kjo është dosja ku metoda e parë iu dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe ju aty mund ta shihni dokumentin tuaj të humbur. Përsëri, duhet ta hapni dhe ta ruani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE