Koment nga Zilie Feçi/ Kush fitoi dhe kush humbi nga protesta…?!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Koment nga Zilie Feçi/ Kush fitoi dhe kush humbi nga protesta…?!

Shqiptarë me dhe pa teserë partie, të papunë, të lodhur, por mbi të gjitha të pashpresë u “derdhën” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, edhe njëherë për shansin “dritë në fund të tunelit”.

Të thirrur nga politika, me mesazhet e liderëve që në fakt në 32 vjet pluralizëm (aspak demokraci) kanë bërë politika për shqiptarët, ata, të zhgënjyerit janë në dilemën hamletiane “të shpresosh, apo jo”!? Mesazhet për një besim të ri u dhanë nga politikanë të vjetër, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndërsa Rama me siguri i mori informacionet për çka ndodhte nën zyrën e tij, sepse “fati” e deshi të ishte në Samitin e Parisit.

Por kush fitoi dhe kush humbi nga kjo protestë?!

Përgjigjja e kësaj pyetjeje ka një plan të parë për atë çka ndodhi sot, një kuadër më të gjërë për atë se ç’ndodh nesër me opozitën dhe retrospektivë për shikimin e ngjarjeve që nga 9 shtatori, dita kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën e shpallur non grata.

I humburi i madh është Lulzim Basha, duket i djegur përfundimisht në politikën e partisë që drejtoi për disa vite. I humbur është edhe Rama, sepse ata shqiptarë në atë bulevard nuk ishin vetëm anëtarë të partive që drejtojnë Berisha dhe Meta. Pra, Rama duhet të bëhet gati për një të strategji ndryshe nëse do të fitojë shumicën e bashkive në 14 majin e vitit të ardhshëm.

Rama ( e njeh mjaft mirë protestën , shpenzimin , pjesëmarrjen, mesazhin , shqetësimin , nervozizmin) analizon dhe pa tjetër ka konkluduar. Kjo opozitë nuk përbën asnjë,  po asnjë shqetësim për të. Fatkeqësisht nuk duhet të jetë kështu , Por e vërteta duhet lexuar dhe thënë, edhe pse dhemb. Rama vazhdon i sigurtë pa problem axhendën e vet .!

Rama e di mjat mirë se kjo protestë zhvillohet në kushte tepër problematike të qeverisjes së tij . I ndodhur në kushte specifike qeverisje (Tërmeti, Pandemia  Lufta Ukrainë, situata gjeopolitike e riaktivizimit të protokolleve të Luftës së Ftohtë), qeverisja e tij ka humbur euforinë e sukseseve. Situata imponon jo perceptim optimist në popullatë. Qeverisja aktualisht funksionon tepër, për përballim me kosto minimaliste të pasojave të situatës gjeopolitike, sesa për rritjen e treguesve zhvillimore të ambientit shqiptar.

Gjendja ekonomike dhe perceptueshmëria qytetare nuk favorizojnë qeverisjen e tij. Aferat e denoncuara (me apo pa të drejtë) kanë cënuar seriozisht themelet e qeverisjes Rama . Po kaq, është cenuar dhe besueshmëria ndaj kësaj qeverie. Nuk bëj gabim të konkludoj se qeverisja Rama aktualisht ndodhet në nivelet më të ulëta të udhëheqjes gati 10 vjeçare.

Por edhe Berisha me Metën nuk kanë dalë të fituarit e së ardhmes. Ndoshta disa orë pas protestës do të flenë të qetë, por gjumi nuk duhet t’i zërë për të gjithë dimrin deri në pranverë. Ata që ishin aty nuk mund të përkthehen domosdoshmërisht si vota të opozitës. Të kauzës po, por deri tek vota steka mund të shkojë nga një krah, në tjetrin.

Dhe e gjithë kjo për shkak të përçarjes së demokratëve. Shumë luten që kjo të ndodhë deri në pranverë për të maksimizuar votat. Por as Meta nuk është në fazën “me qetësi e dashuri”. Ekuilibrat e tij janë prishur ndjeshëm në të kaluarën dhe të tashmën, e për rrjedhojë dhe në të ardhmen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48468 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE