Mish në legenë e govata, 13 subjekte të ndëshkuara në Vlorë!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mish në legenë e govata, 13 subjekte të ndëshkuara në Vlorë!

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në subjekte të qarkut të Vlorës, që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood. Ndaj 13 subjekteve u vendosën masa administrative.

Njoftimi zyrtar i AKU-së:

Gjatë kontrolleve janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6 150 000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21 840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në terren në të gjithë vendin, për garantimin e ushqimit të sigurtë për konsumatorin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE