Plotësimi i Senatit Amerikan, mediat: Në Arizona fiton kandidati demokrat!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plotësimi i Senatit Amerikan, mediat: Në Arizona fiton kandidati demokrat!

Katër ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit për Kongresin Amerikan, një senator demokrat u rizgjodh në Arizona, duke bërë që partia e presidentit Joe Biden të jetë më pranë sigurimit të shumicës në Senat. Referuar mediave në Shtetet e Bashkuara, ish-astronauti Mark Kelly mundi kundërshtarin republikan, Blake Masters në këtë shtet jugperëndimor. Nëse fitorja konfirmohet zyrtarisht, e çon në 49 numrin e senatorëve demokratë. Dy mandate ende mbeten për t’u plotësuar. Eshtë fjala për Nevadan, ku numërimi vazhdon dhe Xhorxhian, ku raundi i dytë i votimit është planifikuar për më 6 dhjetor.

Nëse të dyja partitë do të përfundonin me 50 vende secila, duke ruajtur status quo-në në Senat, demokratët do të ruanin kontrollin e Senatit, falë votës së zëvendëspresidentes, Kamala Harris. Blake Masters, kandidati të cilit mediat i referohen si i mundur në Arizona, ende nuk e ka njohur humbjen. Masters do të duhet të fitojë më shumë se 60% të tyre për të mposhtur kandidatin aktual demokrat, Mark Kelly. Në garën për guvernator, republikanes Kari Lake do t’i duhej të fitojë pak më shumë se gjysmën e votave të mbetura pa numëruar për të dalë fituese ndaj demokrates Katie Hobbs. Dje pasdite, Kelly kryesonte ndaj Mastersit me 5.6 përqind, ndërsa Hobbs ishte përpara rivales Lake me vetëm 1.4 pikë.

Zyrtarët e Arizonas thanë se janë përballur me shumë më tepër fletë votimi të parakohshme të hedhura në ditën e zgjedhjeve aq sa nuk kanë përpunuar kurrë më parë. Numërimi i atyre votave kërkon kohë, sepse zyrtarët duhet të verifikojnë se secila prej tyre ka ardhur nga një votues legjitim, një proces që nuk mund të fillonte deri të mërkurën.

Çdo parti mund të marrë kontrollin e Senatit duke fituar Arizonën e garën në Nevada, si dhe balotazhin e muajit të ardhshëm në Xhorxhia.
Demokratët mendojnë se është e mundur që fletëvotimet e mbetura në Arizona të jenë shumë më pak të favorshme për republikanët e do të lejojnë disa ose të gjithë kandidatët të ruajnë kryesimin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48401 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE