Policia jep informacion për personin e ndaluar në protestën e opozitës: Kryente lëvizje të pakontrolluara

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia jep informacion për personin e ndaluar në protestën e opozitës: Kryente lëvizje të pakontrolluara

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me ndalimin e një personi gjatë protestës së opozitës, që u zhvillua përpara kryeministrisë.

Policia sqaron se në momentin në fund të tubimit, kur disa nga protestuesit u ngjitën në shkallët e kryeministrisë, ka shoqëruar një prej tyre, pasi konstatoi se kishte një armë të ftohtë me vete.

Sipas policisë i shoqëruari është J. Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Mes të tjerash policia thekson se ky person mbante një thikë me vete dhe kryente lëvizje të pakontrolluara.

“Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me profesionalizëm për të parandaluar çdo veprim të këtij personi, i cili mund të cenonte jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë që ishin në shërbim për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit përsa i përket rendit dhe sigurisë.

Sqarojmë se përveç këtij shtetasi nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme përsa i përket rendit dhe sigurisë publike”, shkruhet mes të tjerash në komunikatën e policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE