“Shfrytëzonte rastin”, Graniti flet për marrëdhënien me Fifin dhe hedh akuza drejt Ilirit

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shfrytëzonte rastin”, Graniti flet për marrëdhënien me Fifin dhe hedh akuza drejt Ilirit

Të gjithë besojmë se e mban mend Granit Canën nga “Big Brother Vip”, ish-futbollistin aka modelin aka “fiksimin” e Fifit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që nuk la ndonjë gjurmë të madhe në reality show dhe u largua nga gara relativisht shpejt.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë në lidhje me atë që është jeta e tij tani, por duke u rikthyer pak sigurisht edhe tek eksperienca në BBV, teksa nuk ka nguruar të flasë edhe për këngëtaren. Të gjykuar shpesh në atë kohë, si Fifi për “xhelozinë” e saj, si Graniti për flirtet e vazhdueshme, por që asnjëherë nuk zgjodhi kurrë të ndërmerrte një veprim, si është marrëdhënia e tyre tani? Pikërisht tani që Fifi është lumturisht e dashuruar dhe gati për etapën tjetër të lidhjes së saj, ndërsa edhe Graniti po jeton një histori dashurie.

Tani 1 vit më pas, duket se ata kanë raport korrekt me njëri-tjetrin, madje mund të thuash edhe raport miqësor, megjithëse nuk do t’i quanim tamam shokë.

“E di per të dashurin e saj, dhe jam përshëndetur me të. Ndërsa unë privatësinë time dua ta mbaj për vete, dhe nuk dua ta bëj publike sepse kam hasur disa vështirësi dhe kam patur disa probleme.”- u shpreh Graniti i pyetur nëse kanë aq raport miqësor sa të prezantojnë partnerët respektivë me njëri-tjetrin. Po nëse me Fifin mund të themi që janë mirë, Cana ka bërë edhe disa akuza në këtë intervistë për fituesin e “Big Brother”, Ilir Shaqiri.

Kështu, pasi konfirmoi sërish se është përpjekur të ruajë marrëdhënie me korrekte me të gjithë ish-banorët, Graniti u ndal tek Shaqiri duke e konsideruar të zgjuar, por edhe dinak.

“Ai e shfrytëzonte rastin tim me Fifin, që të bëhej protagonist. Vinte sikur po na ndihmonte, por ishte dinak,”- thotë ish-futbollisti, duke lënë të kuptohet që kjo “zgjuarsi” e ka ndihmuar balerinin të fitojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE