Zgjedhjet për Kongresin Amerikan, vijon numërimi në Arizona!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet për Kongresin Amerikan, vijon numërimi në Arizona!

Në Shtetet e Bashkuara, qarku më i madh i Arizonës së shpejti mund të fillojë të raportojë rezultatet e fletëvotimeve të hedhura në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve të 8 nëntorit, duke ofruar të dhëna nëse republikanët mund të kenë më shumë vota se demokratët në garat kritike për Senatin dhe guvernatorin.

Me gjysmë milion vota të mbetura për t’u numëruar deri dje, kandidati republikan për Senatin, Blake Masters do të duhet të fitojë më shumë se 60% të tyre për të mposhtur kandidatin aktual demokrat, Mark Kelly. Në garën për guvernator, republikanes Kari Lake do t’i duhej të fitojë pak më shumë se gjysmën e votave të mbetura pa numëruar për të dalë fituese ndaj demokrates Katie Hobbs. Dje pasdite, Kelly kryesonte ndaj Mastersit me 5.6 përqind, ndërsa Hobbs ishte përpara rivales Lake me vetëm 1.4 pikë.

Republikanët, të cilët janë të bindur se fletëvotimet e mbetura i favorizojnë u kanë bërë presion zyrtarëve zgjedhorë në kontenë Marikopa, që përfshin shumicën e votuesve të Arizonës, të përshpejtojnë numërimin. Kryetari i Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut, republikani Bill Gates u shpreh se “ekipi po punon sa më shpejt që mundet, por kërkon kohë për të ndjekur hapat e detajuar të kërkuar sipas ligjit të Arizonës”.

Zyrtarët e qarkut thanë se janë përballur me shumë më tepër fletë votimi të parakohshme të hedhura në ditën e zgjedhjeve aq sa nuk kanë përpunuar kurrë më parë. Numërimi i atyre votave kërkon kohë, sepse zyrtarët duhet të verifikojnë se secila prej tyre ka ardhur nga një votues legjitim, një proces që nuk mund të fillonte deri të mërkurën.

Çdo parti mund të marrë kontrollin e Senatit duke fituar Arizonën e garën në Nevada, si dhe balotazhin e muajit të ardhshëm në Xhorxhia. Demokratët mendojnë se është e mundur që fletëvotimet e mbetura në Arizona të jenë shumë më pak të favorshme për republikanët e do të lejojnë disa ose të gjithë kandidatët të ruajnë kryesimin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE