Amerika, Koreja e Jugut dhe Japonia zotohen për përgjigje ndaj Koresë së Veriut!

vovalbania November 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika, Koreja e Jugut dhe Japonia zotohen për përgjigje ndaj Koresë së Veriut!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe liderët e Japonisë e Koresë së Jugut, sot u zotuan për përgjigje të unifikuar e të koordinuar ndaj Koresë së Veriut. Kjo për shkak të kërcënimit që paraqesin programet bërthamore e raketat balistike të vendit komunist. Biden tha se “ky partneritet është më i rëndësishëm se kurrë më parë”, pasi Koreja e Veriut po rrit provokimet. Shefi i Shtëpisë së Bardhë pati takime të veçanta me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida dhe me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. Më pas, tre liderët u bënë bashkë në kuadër të Samitit të Azisë Juglindore që u mbajt në Kamboxhia.

Takimi u përqendrua në përshkallëzimet e fundit nga lideri koreano-verior, Kim Jong Un, edhe pse Biden vuri në dukje se po ashtu diskutuan për forcimin e zinxhirëve të furnizimit dhe ruajtjen e paqes në Ngushticën e Tajvanit. Më tej, presidenti amerikan siguroi se ofruan mbështetje për Ukrainën, që po përballet me agresionin rus.

Biden kërkoi mendimin e dy bashkëbiseduesve për qëndrimin e Kinës në rajonin e Paqësorit, para se nesër të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, në kuadër të samitit të G20-ës në Indonezi.

Ne përballemi me sfida reale, por shtetet tona janë më të bashkuara se kurrë, më të përgatitura se kurrë për t’iu bërë ballë këtyre sfidave. Mirëpres thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes tre shteteve.

Si Yoon, ashtu edhe Kishida thanë se biseduan për shfaqjet e agresionit nga Koreja e Veriut, shtet që ka lëshuar dhjetëra raketa në javët e fundit. Në mesin e testimeve përfshihet lëshimi i një rakete balistike ndërkontinentale, që detyroi Japoninë të jepte alarmet e evakuimit. Aleatët paralajmëruan se Veriu mund të jetë duke u bërë gati që javët në vijim, të kryejë testin e shtatë bërthamor.

Një ditë më parë, këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se takimi i Bidenit me liderët e Japonisë e të Koresë së Jugut, ka për qëllim “forcimin e përgjigjes së përbashkët të të tre shteteve ndaj kërcënimit që vjen nga Koreja e Veriut”.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur muajt e fundit. Pheniani vazhdon të shfaqë armët, ndërsa SHBA-të e Koreja e Jugut kanë intensifikuar stërvitjet e përbashkëta të mbrojtjes. Manovrave, Koreja e Veriut iu përgjigj duke shfaqur forcën përmes fluturimit të një numri të madh të avionëve luftarakë brenda territorit të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE