Janë paralajmërime! Shpjegimet për ëndrrat më të zakonshme që shihni!

vovalbania November 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Janë paralajmërime! Shpjegimet për ëndrrat më të zakonshme që shihni!

Për të përditshmen britanike The Independent, psikologu Ian Wallace (i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në më shumë se 30 vite praktikë) ka hartuar një listë me 9 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre.

1.Rënia

E kemi parë të gjithë këtë ëndërr dhe është e frikshme. Ndjenja e rënies besohet që nënkupton se jeni duke u varur shumë fort tek një situatë e caktuar dhe duhet të liroheni. Në thelb, mos u bëni kaq të ngurtë për gjërat,  dhe ndoshta ju do të pushoni së rëni nga rrokaqiejt në gjumë.

2.Gjetja e një dhome të papërdorur

Kjo është më pak e shpeshtë dhe s’mund të krahasohet me rënien (ndonëse është njësoj e rëndësishme për nga kuptimi). Ajo nënkupton që pa e ditur keni zbuluar një talent të fshehur.

3.Të jesh pa përgatitur për provim

Nuk je njeri nëse nuk e ke parë këtë ëndërr të paktën një herë. Pavarësisht sa shumë studion, një natë para provimit shpesh shihet kjo ëndërr. Kjo tregon se po analizon veten në mënyrë kritike, por psikologu thotë që nuk duhet. Duhet të keni besim dhe të mbështesni aftësinë tuaj për t’ia dalë mbanë, përndryshe këto lloj ëndrrash do ju kthehen vazhdimisht.

4.Fluturim

Klasike: të gjithë që kanë parë një film me superheronj kanë ëndërruar që fluturojnë mbi qytete – është thjesht e natyrshme. Po çfarë do të thotë? Të fluturosh në ëndrra simbolizon të jesh i lirë dhe i çliruar, zakonisht sepse ia ke dalë të marrësh një vendim të madh në jetë, apo je ngritur mbi përgjegjësitë e mëdha. Kjo po që është e thellë…

5.Të jesh në një automjet jashtë kontrolli

Vërtetë e frikshme, por çfarë zbulon kjo ëndërr me aksident për psikikën tonë? Me sa duket, jo atë që mendoni. Kjo ndjenjë e të qënit ‘jashtë kontrolli’ në thelb do të thotë që ju nuk mendoni se keni kontroll të mjaftueshëm mbi rrugën tuaj drejt suksesit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47703 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE