Një tjetër sukses, Loredana merr çmimin e rëndësishëm në “MTV EMA”!

vovalbania November 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër sukses, Loredana merr çmimin e rëndësishëm në “MTV EMA”!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Loredana njihet për sukseset e saj në fushën e muzikës dhe deri më tani reperja ka fituar disa çmime e një ndër to e ka marrë edhe ditën e sotme. Loredana ka marrë pjesë në “MTV EMA”, ku ka fituar çmimin “Best Swiss Act”. Këngët e saj janë mjaft të suksesshme dhe fitore të tilla janë të padiskutueshme për Loredanën.

Loredana prej kohësh është shumë e fokusuar në karrierën e saj dhe së fundmi reperja ka zbuluar një surprizë të madhe për të gjithë. Mesa duket Loredana ka ndërtuar studion e saj muzikore, e cili quhet “1218 Studio”. Këtë reperja na e ka zbuluar me anë të një Instastory, ku na ka treguar ambjentin e jashtëm të studios së re, ku në muret e saj duken portreti i vajzës së saj, Hana dhe i vetë Lorit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE