Çfarë lidhje ka Beogradi me protestën e Berishë? Spartak Ngjela ngre dyshimet e forta mbi 12 nëntorin e Berishës

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë lidhje ka Beogradi me protestën e Berishë? Spartak Ngjela ngre dyshimet e forta mbi 12 nëntorin e Berishës

Në një reagim në rrjetet sociale, avokati Spartak Ngjela ka hedhur dyshime të forta mbi protestën e 12 nëntorin e organizuar nga kryetari i PD-së Sali Berisha.

Ngjela thotë se me të njëjtën datë pati demonstratë të serbëve radikalë në Mal të Zi dhe në Mitrovicë të Kosovës.

Postim i plotë:

Shikoni se çfarë ka ndodhur në datën 12 nëntor 2012…

Pikërisht në dt. 12.11. 2012, kur Saliu kërkonte përmbysjen e rendit kushtetues në Shqipëri, por që nuk e mbështetën fare shqiptarët, pati demonstra të serbëve radikalë në Mal të Zi dhe në Mitrovicë të Kosovës.

Por, pse na dolën birbot tanë po këtë datë edhe në Tiranë(!)

Kjo, është ajo që unë kam thënë këto ditë.

E pra…

Kjo data 12 nëntor e revoltës në Tiranë, të ishte një rastësi, apo ka qenë e lidhur edhe kjo me demonstratat radikale të serbëve në Mal të Zi dhe në Mitrovicë të Kosovës?

Si shumë vështirë që kjo protesta e Tiranës, e 12 nëntorit në Tiranë, të jetë një rastësi…

Turp, shumë turp për pushtetin gjyqësor në Shqipëri që i duron këto lëvizje politike antishqiptare të lidhura me Beogradin…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE