Jeff Bezos nuk ndalet, ofron edhe 124 milardë dollarë për bamirësi!

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jeff Bezos nuk ndalet, ofron edhe 124 milardë dollarë për bamirësi!

Jeff Bezos, 58 vjeç, i cili është themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë ka zbuluar se po planifikon për të dhuruar 124 miliardë gjatë viteve në vijim.

Ai tha se paratë do të shkojnë për qëllimet që punojnë për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur njerëzit që veprojnë në ndihmë të kauzave humanitare, raporton news.sky.

Bezos është kritikuar në të kaluarën për mos nënshkrimin e Giving Pledge, një fushatë e themeluar nga Warren Buffett dhe Bill Gates për të inkurajuar mega të pasurit që të kontribuojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në bamirësi.

I pyetur drejtpërdrejt nga CNN nëse planifikonte të jepte pjesën më të madhe të parave të tij, Bezos pohoi lajmin menjëherë, teksa i tha transmetuesit amerikan se ai dhe partnerja e tij, gazetarja e kthyer në filantropiste Lauren Sanchez, po “kërkonin mundësitë për të qenë në gjendje t’i jepnin këto para”.

Javën e kaluar u zbulua se ylli i muzikës country Dolly Parton kishte marrë një çmim prej 100 milionë dollarësh nga Bezos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47860 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE