Aksidentet rrugore/ 122 viktima në periudhën janar-shtator 2022!

vovalbania November 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidentet rrugore/ 122 viktima në periudhën janar-shtator 2022!

122 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugove, nga Janari e deri në shtator të këtij viti.

Krahasuar me vitin e kaluar në po të njëjtën periudhë, ku ka pasur 151 viktima, është 19% më pak.

Drejtoria e përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor, ka publikuar një analizë mbi sigurinë rrugore. Ajo që bie në sy, është një ulje të aksidenteve, nga viti në vit si dhe përsa i përket vdekjeve.

Gjithsej gjatë asaj periudhe janë kryer 884 aksidente rrugore, 14% më pak se periudha e vitit të kaluar, ku ka pasur 1024.

Në aksidentet rrugore janë përfshirë 1257 persona, krahasuar me vitin e kaluar ku ka pasur 1391, është 10 % më pak.

Përsa i përket numrit të aksidenteve nga viti në vit, 170 aksidente janë kryer nga shoferë nën 25 vjeç, ndërsa 236 nga aksidentet janë kryer nga personat 25-34 vjeç. Mbi moshën 60-vjeçare janë kryer 92 aksidente, ndërsa të larguar nga vendngjarja pas aksidentit 46 persona.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47880 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE