Dorëzon çekun me vlerë 4 milionë paund që gjeti mbi qeset e haribove, kompania “tallet” me qytetarin gjerman!

vovalbania November 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dorëzon çekun me vlerë 4 milionë paund që gjeti mbi qeset e haribove, kompania “tallet” me qytetarin gjerman!

Një burrë në Gjermani gjeti mbi qeset e haribove që bleu një çek me vlerë 4 milionë paund. Supermarketi ia kishte dhënë për shlyerje firmës së Haribove. Zotëria fatlum telefonoi kompaninë. Ata nuk e kërkuan mbrapsht vetëm iu lutën që ta shkatërronte dhe t’i dërgonte foto pastaj dhe burri ashtu veproi.

6 ditë më vonë, në adresën e shtëpisë së tij arriti një pako. Gjashtë qese haribosh brenda në shenjë falenderimi. Kishte pritur më shumë. I kurseu kompanisë 4 milionë paund. Kompania nga ana tjetër tha se kjo është një procedurë rutinë mirënjohjeje dhe në fund të fund nuk ia di dhe aq për faleminderit zotërisë. Sipas tyre çeku ishte në emrin e kompanisë dhe vetëm një punonjës i autorizuar do mund të tërhiqte paratë.

Rikujtojmë, se Altadena është një qytezë periferike e Kalifornisë dhe një person anonim i këtij vendi kishte fatin të fitonte shumën më të madhe të fituar ndonjëherë në histori nga një lotari, jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën, plot 2 miliardë dollarë. Pas 40 javë rresht që lotaria e njohur Superball nuk jepte asnjë fitues, anonimi fatlum pa numrat e zgjedhur prej tij, 10, 33, 41, 47, 56 dhe sërish 10. Mundësitë statistikore ishin një në 292 milionë dhe anonimi i ka kapur me një biletë të thjeshtë me vlerë 2 dollarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE