Atentat misterioz në zyrë! Qëllohet me 5 plumba miku i afërt i Putinit!

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentat misterioz në zyrë! Qëllohet me 5 plumba miku i afërt i Putinit!

Një komandant rus, mik i afërt me Vladimir Putin është gjetur i vrarë me armë zjarri në zyrën e tij. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Koloneli Vadim Bojko, 44 ​​vjeç, thuhet se kishte plagë të shumta nga plumbat. Ai ishte nënkryetar i shkollës prestigjioze Makarov të Paqësorit të Lartë Detar në Vladivostok.

Bëhet me dije se sapo ka hyrë në zyrën e tij, janë dëgjuar pesë të shtëna. Një oficer sapo dëgjoi të shtënat, hyri në zyrë dhe e gjeti të vdekur.

Raportimet ruse fillimisht u shprehën se ishte “vetëvrasje”. Ai është figura më e fundit e lartë që ka vdekur në rrethana misterioze. Historia e vetëvrasjes u vu në dyshim shpejt pasi kolonelit do t’i duhej të qëllonte veten pesë herë në gjoks. Nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasjeje.

Media “BAZA”, e cila ka lidhje të ngushta me zbatimin e ligjit, tha se hetuesit kriminalë kanë gjetur pesë gëzhoja dhe katër pistoleta Makarov pranë kolonelit të vdekur. Dhe raporti sfidonte sesi koloneli mund të kishte qëlluar pesë herë në gjoks.

Bojko, baba i dy fëmijëve, ishte përgjegjës për armatimet dhe municionet në akademinë elitare

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48436 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE