Janex na zbulon planet e saj në lidhje me jetën dhe karrierën në Amerikë!

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Janex na zbulon planet e saj në lidhje me jetën dhe karrierën në Amerikë!

E ftuar në “Lancio” ishte kantautorja që jeton mes Shqipërisë dhe Amerikës, që njihet me emrin artistik Janex. Artistja na tregoi më shumë detaje rreth jetës së saj në Amerikë, industrisë muzikore atje dhe projekteve të ardhshme.

Janex, ti ke studiuar për muzikë?

Sapo kam mbaruar studimet për muzikë dhe audioteknologji dhe kam zhvilluar aftësitë e mia si producente.

A të bën të qenurit producente aq të fiksuar me detajet sa që vihesh në mëdyshje që të bësh këngë?

Në fakt është deri diku problem që të jesh producenti i vetes. Bëhet pak e lodhshme sepse duhet të jesh shumë vigjilente, duhet të mendosh në mënyrë racionale. Unë kam shumë projekte që rrinë në sirtar, pasi unë jam shumë e fiksuar sepse kërkojnë shumë kohë dhe përkushtim.

Si e shikon ti përdorimin e strategjisë së marketingut në muzikë?

Marketingu është çelësi i suksesit. Kanë ikur kohërat që ti bëje një projekt dhe thjesht e hedh në platformat sociale. Pa marketing artisti nuk ka ku të shkojë, sidomos në Amerikë është shumë e vështirë. Në Shqipëri dëgjon të njëjtën muzikë gjatë gjithë kohës dhe ajo prap dëgjohet, ndërsa atje duhet të jesh shumë unik dhe i veçantë që të bësh diferencën.

Ti mendon se ka artistë në Shqipëri që i qëndrojnë monotonë një varianti të caktuar?

Unë mendoj që është bërë shumë monotone, por nuk është se nuk ka edhe artistë që bëjnë diferencën.

Sa variojnë pagesat e njerëzve që merren me muzikë në New York?

Me shifra nuk flas dot sepse varet nga artisti dhe ajo që ai bën, por mund të them që është industria më pak e paguar krahasuar me videolojërat dhe filmat.

Të pëlqejnë më shumë shqiptarët apo të huajt?

Fatkeqësisht dhe fatmirësisht puqem më shumë me të huajt. Edhe nga ana sentimentale jam prirur gjithmonë të bëj njohje me njerëz të huaj. Më pëlqejnë njerëzit që kanë njëfarë qetësie…

A kemi ndonjë projekt që e keni ende në sirtar?

Kam shumë projekte që po i punoj, por më kanë marrë më shumë kohë se mendoja. Por shumë shpejt do të realizoj dy-tre projekte që i kam mjaft përzemër.

Ke në plan të investosh në industrinë e tregut shqiptar apo nuk e shikon si një punë afatgjatë?

Kam një shpresë të vogël pasi këtu kam familjen time, por zemrën dhe syrin e kam andej. Atje po e ndërtoj jetën time.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45319 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE