Lamborghini publikon fotot e para të makinës së re, Huracán Sterrato!

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lamborghini publikon fotot e para të makinës së re, Huracán Sterrato!

Së fundmi, Lamborghini ka publikuar fotot e para të makinës së re të tij, që quhet Huracán Sterrato. Marka italiane nuk ka dhënë asnjë detaj apo specifikë të supermakinës, por vetëm 4 foto që tregojnë pamjen e mjetit që kombinon sportiven me aftësinë për të ecur edhe jashtë asfaltit (off road). Lamborghini Huracan Sterrato do të prezantohet në një ekspozitë arti bashkëkohor, në Miami Art Basel, që do të mbahet në Florida, në 30 nëntor.

Gjysma e parë e vitit 2022, ishte gjashtë mujori më i mirë në historinë e Lamborghini për sa i përket shitjeve, qarkullimit dhe përfitimit, me fabrikën Sant’Agata që shpërndau gjithsej 5,090 njësi. Si pjesë e njoftimit për shtyp të rezultateve financiare, Lamborghini konfirmoi gjithashtu tre njoftime të modeleve të reja për këtë vit Huracán Sterrato, plus dy të tjera në lidhje me Urus.

Duke filluar me rezultatet rekorde, fitimi operativ në gjysmën e parë të 2022 ishte 425 milionë euro (434,6 milionë dollarë), duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 69,6 për qind krahasuar me gjysmën e parë të 2021. Ndërkaq, rikujtojmë se makina e parë elektrike e prodhimit të Lamborghini do të mbërrijë në vitin 2028 dhe lançimi i saj do të bëhet i mundur me teknologjinë e Grupit Volkswagen.

Drejtori ekzekutiv i markës, Stephan Winkleman përsëriti se nuk do të zëvendësojë asnjë linjë modeli aktual, diçka që Lamborghini e konfirmoi më parë. Ai e përshkroi atë si një “model të katërt që do të jetë më i përdorshëm çdo ditë. Kjo do të thotë një makinë 2+2, me dy dyer me më shumë largësi nga toka”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE