Me siguri të gjithë jeni kuriozë të zbuloni njeriun e 8 miliardtë në Tokë!

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me siguri të gjithë jeni kuriozë të zbuloni njeriun e 8 miliardtë në Tokë, zbulojeni!

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë, vetëm 11 vjet pasi ka kaluar 7-miliardëshin. Pas një rritjeje të shpejtë në mes të shekullit 20, rritja e popullsisë është duke u ngadalësuar. Sipas saj, mund të duhen 15 vjet për të arritur në 9 miliardë. OKB-ja tha se nuk pret që shifra prej 10 miliardë banorësh të arrihet deri në vitin 2080.

Pavarësisht se numri i popullsisë në të gjithë botën, nuk mund të jetë plotësisht i saktë, raportet flasin për një gabim në llogaritje, me të paktën 2-3 vjet. Vinice Mabansag, është njeriu i 8 miliardtë. Një vajzë e lindur në Manila, Filipine të martën, është personi i tetë miliardë në botë. Vinice Mabansag ka lindur në orën 1:29 të mëngjesit në një maternitet lokal. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe sipas GMA News, erdhi në jetë nëpërmjet lindjes natyrale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48480 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE