Para miqësores me Italinë, Reja: Do të emocionohem për të dy himnet!

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Para miqësores me Italinë, Reja: Do të emocionohem për të dy himnet!

Sot në mbrëmje, kur të dëgjoj të dy himnet sigurisht që do të emocionohem, deklaroi trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja.

Kur Italia nuk luan kundër Shqipërisë, unë mbështes gjithmonë axurrët. Por, sot nuk do të mbështes Italinë, pasi do të ishte kundër interesave të mia. Nëse ndeshja përfundon 3-3 ose 4-4 do të ishte mrekulli.

Dështimi i italianëve për t’u kualifikuar në Katar i zhgënjeu të gjithë. Më vjen shumë keq. Për fat, Mançini ka vendosur të qëndrojë në pozicionin e tij. Me të në stol, projekti do të vazhdojë, jam i bindur se do ta bëjë shumë mirë. Ai po punon për të ardhmen dhe shpresoj t’i arrijë qëllimet sepse e meriton.

Në orën 20:45, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit zhvillon një miqësore “luksi”, ndërsa përballë do të ketë Italinë. “Air Albania” pret këtë supermiqësore, për të cilën ka shumë interes nga tifozeria “kuqezi”. Të gjitha biletat për këtë takim janë shitur. Që nga ndeshja ndaj Polonisë më 12 tetor 2021, kjo është e para herë që stadiumi do të jetë i mbushur në një ndeshje të Kombëtares.

Policia e Tiranës ka marrë një plan masash për ruajtjen e rendit e të sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit midis Shqipërisë dhe Italisë.

Policia e Tiranës informon se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Akset që do të bllokohen janë: rruga “Lekë Dukagjini”, përreth stadiumit; rruga “Dervish Hima”; rruga “Gjergj Filipi”; rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Sheshi “Nënë Tereza” nuk do të ketë bllokime të lëvizjes.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj).

Policia informon se çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium, persona të papajisur me dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, të pashoqëruar nga prindi apo kujdestari. Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium tifozët, që në aktivitete të mëparshme sportive, janë të identifikuar nga Policia, si problematikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47856 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE