Tre pacientë të shtruar në spital, asnjë humbje jete nga Covid-19 në vendin tonë!

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre pacientë të shtruar në spital, asnjë humbje jete nga Covid-19 në vendin tonë!

Numri i infektimeve në vendin tonë ka pësuar një rritje të lehtë, ku janë kryer 558 testime dhe pozitivë me Covid kanë rezultuar 18 qytetarë.

Qytetarët e infektuar gjatë 24 orëve të fundit janë në këto bashki: 13 në Tiranë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Berat.

Gjithsej në vendin tonë janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim tre pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,293 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 558

Testime totale 2,004,208
Raste pozitive 332,088
Raste të shëruara 328,293
Raste Aktive 201
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Vlorë 13
Fier 11
Gjirokastër 10
Elbasan 5

Berat 4
Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës 2

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE