Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Një shqiptar është vrarë në një resort luksoz dhe askush nuk thotë asgjë

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Një shqiptar është vrarë në një resort luksoz dhe askush nuk thotë asgjë

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar ekzekutimin e një shqiptari, ngjarje që sipas tij është mbajtur e fshehtë dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se ngjarja ka ndodhur në një resort luksoz më 17 korrik, por

Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë reagim. Ai tha se është përpjekur të marrë informacione, por ‘ata’ që kanë në pronësi resortin, nuk lejojnë të jepet dalë asnjë informacion në lidhje me këtë vrasje.

“Thamë që me të huajt nuk zbardhet, por një shqiptar ka gjetur vdekjen me armë zjarri në një resort luksoz, jam përpjekur që të marr informacione. Por nuk më ka dhënë askush asnjë informacion, është shqiptar e, shqiptar. Ngjarja ndodhi në një resort luksoz dhe askush nuk thotë asgjë. Kjo ndodh sepse janë superfuqitë që menaxhojnë gjithçka. Ka ndodhur mos gaboj diku më 17 korrik dhe nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje,”- tha Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47626 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE