Cristiano Ronaldo: “Hirin e djalit e mbaj në shtëpi…”!

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cristiano Ronaldo: “Hirin e djalit e mbaj në shtëpi…”!

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka shprehur së fundmi se e mban hirin e të birit të ndjerë në shtëpi, ndërsa vdekjen e tij e përshkroi si momentin më të keq të jetës. Në një intervistë me Piers Morgan, ylli portugez foli haptazi për tragjedinë që preku familjen e tij.

Hiri i djalit tim është me mua, njësoj si babai im, janë këtu në shtëpi. Është diçka që dua ta mbaj për gjithë jetën dhe jo ta hedh në oqean apo në det. I mbaj me vete. Është ngjitur me babain tim. Kam një kishëz të vogël poshtë dhe i mbaj aty babain e djalin.

Në intervistë, Ronaldo shpjegoi se sa të vështirë e kishte të vajtonte djalin e tij dhe njëkohësisht të gëzonte për vajzën e sapolindur.

Është çmenduri. U përpoqa t’i shpjegohesha familjes apo miqve të ngushtë. Thosha ‘nuk jam ndierë kurrë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë’. Nuk jam ndierë kurrë. Është e vështirë të shpjegohet. Nuk di a të qash a të qeshësh.

I përlotur në emisionin e Piers Morgan, legjenda e futbollit tha se:

Të gjithë ishin mbledhur rreth tavolinës, fëmijët filluan të pyesnin ‘mami ku është bebi tjetër?’…Vendosëm t’u tregonim të vërtetën pas një jave, duke u thënë që Angel, që është emri i tij, shkoi në parajsë. Fëmijët e kuptojnë, për gjërat që bëjnë ata thonë: ‘Babi e bëra këtë për Angel’ dhe drejtohen drejt qiellit gjë që më pëlqen shumë sepse ai është pjesë e jetës së tyre. Nuk doja t’i gënjeja fëmijët e mi, pavarësisht se ishte një proces i vështirë. Në një farë mënyre u bëra më shumë baba, më miqësor me ta, po kalonim më shumë kohë së bashku. Në rastin tim ishte për më mirë. U miqësova më shumë me Gion. Ndjej më shumë dashuri për të dhe për fëmijët e mi dhe fillova ta shikoj jetën me një këndvështrim tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48204 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE