Europa shqyrton kufirin e çmimit të gazit!Rishikim çdo muaj për të shmangur pengesat e furnizimit!

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Europa shqyrton kufirin e çmimit të gazit!Rishikim çdo muaj për të shmangur pengesat e furnizimit!

Komisioni Europian po shqyrton vendosjen e një kufiri të çmimit të shitjes me shumicë për gazin e tregtuar në qendrën e tregtimit me shumicë TTF, në atë që do të ishte një version më i kufizuar i një kufiri të përgjithshëm të çmimeve të gazit. Indeksi i (TTF) Gas Futures, një kompani që shërben për tregtimin virtual të gazit natyror, në Holandë,shërben si një pikë referimi për transportin e gazit në të gjithë bllokun.

Në një draft dokument, thuhet:

Kufiri do të zbatohet kur çmimet e TTF të arrijnë një kufi të caktuar dhe kur diferenca midis çmimeve të TTF e atyre në tregun botëror për gazin natyror të lëngshëm (LNG) të tejkalojë pragun të paracaktuar. Të dyja vlerat nuk janë përcaktuar ende, por tejkalimi i tyre do të kërkonte automatikisht vendosjen e një kufiri të çmimit.

Për të shmangur pengesat e furnizimit, kufiri i çmimit do të rishikohet çdo muaj e do të pezullohet sa herë që të jetë e nevojshme. Çmimet e konsumit nuk do të ndikohen drejtpërdrejt nga kufiri i çmimit të gazit.

Çmimi TTF arriti kulmin në gusht në afërsisht 350 euro (364 dollarë) për megavat orë, pasi Rusia reduktoi në mënyrë drastike furnizimin e saj me gaz në Bashkimin Europian.

Aktualisht çmimi qëndron në rreth 125 euro për megavat orë, që është dukshëm më i lartë se përpara kohës së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt të këtij viti.

Debatet e vazhdueshme për mënyrën e ndërhyrjes në çmimet e gazit kanë çuar në një mosmarrëveshje në rritje midis vendeve të Unionit.

Ministrat e Energjisë së Bashkimit Europian do të takohen sërish javën e ardhshme, më 24 nëntor, ditë kur Komisioni pritet të paraqesë propozime më konkrete deri atëherë.

Ndërkohë, me vendim të Bordit të Transparencës, në vendin tonë, çmimi i gazit është 73 lekë për litër, vetëm një lek më pak krahasuar me vendimin e disa ditëve më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48196 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE