Një peticion në mbështetje të aktores Amber Heard, pretendohet se aktorja është bullizuar!

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një peticion në mbështetje të aktores Amber Heard, pretendohet se aktorja është bullizuar!

Bëhet e ditur se së fundmi më shumë se 130 nënshkrues, kanë publikuar një peticion në mbështetje të aktores Amber Heard, e cila humbi padinë për shpifje kundër Johnny Depp, ish-bashkëshortit të saj. Në letër, grupet feministe, duke përfshirë Organizatën Kombëtare për Gratë, shprehën mbështetje për Heard dhe dënuan bullizmin me të cilin ajo është përballur. Grupe që trajtojnë ndërgjegjësimin për sulmet seksuale dhe dhunën në familje nënshkruan në peticion gjithashtu.

Në letër thuhej:

Pjesa më e madhe e këtij bullizmi u nxit nga dezinformimi, mizogjinia dhe një mjedis i monetizuar i mediave sociale, ku akuzat e një gruaje për dhunë në familje dhe sulm seksual u përdorën për argëtim.

Heard është përballur me një sulm abuzimi dhe talljeje, veçanërisht në mediat sociale, ku fansat e Depp e akuzuan atë se ishte duke gënjyer në lidhje me deklaratën e saj për dhunën në familje gjatë marrëdhënies me Depp. Pas një gjyqi shtatë-javor, Depp iu dha 15 milionë dollarë dëmshpërblim nga një juri në Virxhinia, e cila më vonë u reduktua në 10.35 milionë dollarë. Heard iu drejtua vendimit menjëherë pas gjyqit.

Në një deklaratë, ajo tha se ishte e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera. Avokatët e Heard e kanë apeluar. Ndërkaq, për ata që mendonin se Heard do të kthehej në Hollywood së shpejti, na vjen keq t’ju themi që jo sepse ajo do të qëndrojë larg për disa vite. Sipas një raporti nga “People”, aktorja vendosi të qëndrojë në Evropë për të rritur vajzën e saj 18 muajshe. Ajo quhet Oonagh dhe ka nevojë që nëna e saj ta edukojë.

Rikujtojmë, se pasi gjykatësi vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp 10.2 milionë dollarë, tani u zbulua se aktorja i detyrohet rreth 15 milionë dollarë avokatëve të saj. Aktorja ka miliona borxhe ndaj ish-përfaqësuesve të saj ligjorë, por edhe ndaj disa kompanive të sigurimit, si ‘Tarvelers Commercial Insurance Company’ dhe ‘New York Marine General Insurance Company’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE