Sulmohet një kameraman në Mitrovicën e Veriut/Dyshime për bandat që veprojnë në veri!

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmohet një kameraman në Mitrovicën e Veriut/Dyshime për bandat që veprojnë në veri!

Sulm ndaj dy personave në Mitrovicë të Veriut, në veri të Kosovës, një prej tyre kameraman, i identifikuar si shtetasi Jetmir Muji. Zëvendësdrejtori rajonal i policisë, Besim Hoti tha se “rasti po hetohet”. Deri tani, nuk ka njoftime për të arrestuar.

Ka dyshime se Muji u sulmua nga bandat serbe në veri teksa ishte duke xhiruar rastin e rrëmbimit të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës. Në lidhje me ngjarjen, deri tani nuk ka detaje zyrtare nga policia apo institucione të tjera.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK reagoi duke e dënuar ashpër sulmin.

AGK e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës.

Në katër komuna të veriut, tashmë ka prani dukshëm më të vogël të Policisë së Kosovës. Kjo për shkak se 578 pjesëtarë të komunitetit serb në këtë institucion dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë proteste për planin e Prishtinës zyrtare lidhur me riregjistrimin e targave të makinave të serbëve në RKS.

Por, nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe subjektit kryesor të serbëve të Kosovës u betuan sot në Kuvend, duke marrë mandatet e lëna ditë më parë nga deputetë po të Listës Serbe.  Zyrtarë të kësaj partive thanë se vendimi i sotëm ishte strategjik “për të penguar drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të ndryshuar Kushtetutën e ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë”.

Lista Serbe akuzoi kryeministrin Albin Kurti dhe politikanen Rada Trajkoviç se siç thanë, synonin të votonin ndryshimet kushtetuese për të shfuqizuar të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit serb.

Theksojmë se ky vendim strategjik dhe politik, në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet në veri të Kosovës… si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit, shqetësimit të popullit serb dhe shkeljes së të gjitha të drejtave të njeriut.

Menjëherë pas betimit, deputetët e Listës Serbe u larguan nga seanca parlamentare.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE