24-vjeçarja italiane në të njëjtën ditë bëhet edhe nënë edhe mjeke!

vovalbania November 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
24-vjeçarja italiane në të njëjtën ditë bëhet edhe nënë edhe mjeke!

Një 24-vjeçare italiane është bërë nënë dhe mjeke në të njëjtën ditë. Bëhet fjalë për Benedetta Santoro, e cila shkoi të diplomohej në Universitetin e Perugias me dhimbjet e lindjes. Pas diplomimit ajo vrapoi në spital me partnerin e saj dhe solli në jetë vajzën e saj, Vittoria.

Siç raportohet nga mediat italiane, 24-vjeçarja nga zona e Arezzo-s shkoi në Perugia për të diskutuar tezën e saj të diplomës, kur i filluan kontraktimet. Në ktë situatë, komisioni i diplomës i dha përparësi asaj. Pas diskutimit të tezës së diplomës dhe shpalljes doktoreshë, Benedetta-s iu desh të vraponte me makinë në spitalin e Città di Castello ku, pak më vonë, lindi vajzën e saj. Claudio Marcelli, kryebashkiaku i Pieve Santo Stefano komentoi:

Mirëseerdhe Vittoria, tani kemi një bashkëqytetare të re që ka bërë historinë në mënyrën e saj. Një rastësi e vetme e ngjarjeve që sollën fëmijën e 11-të të lindur në vitin 2022. Kur një jetë e re del në dritë është shkak gëzimi dhe gjithmonë një shenjë shprese. Urimet më të mira nga thellësia e zemrës sime!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE