Duhet pirë ujë gjatë kohës që bëjmë stërvitje?! Ekspertët i japin përgjigje pyetjes “1 milion dollarëshe”!

vovalbania November 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Duhet pirë ujë gjatë kohës që bëjmë stërvitje?! Ekspertët i japin përgjigje pyetjes “1 milion dollarëshe”!

Nëse nuk jeni mjaftueshëm të hidratuar, aftësia juaj për t’u stërvitur mund të bjerë shpejt. Etja që filloni të keni në mes të stërvitjes mund të nënkuptojë që tashmë jeni të dehidratuar. Uji përbën 75% të të gjithë indit muskular dhe 10% të indit dhjamor dhe pika më e vogël e dehidrimit mund të ketë një ndikim të madh në performancën tuaj. Ndërsa, dehidratimi mund ta bëjë më të vështirë stërvitjen dhe të përbëjë rrezik për shëndetin tuaj, pirja e tepërt e ujit gjithashtu mund t’ju ngadalësojë.

Pra, a duhet vërtet të pimë ujë gjatë stërvitjes? Po, duhet të pini! Nëse stërviteni, shpenzoni energji, numri i rrahjes së zemrës suaj përshpejtohet dhe sigurisht do të djersiteni. Pirja e ujit gjatë stërvitjes do t’ju ndihmojë në pengimin e dehidratimit. Këshilli Amerikan i Ushtrimeve rekomandon që të pini rreth 200 ml ujë çdo 20 minuta gjatë stërvitjes.

Për të përcaktuar nëse jeni duke pirë mjaftueshëm ujë, peshoni veten pa rroba para dhe pas një stërvitjes. Nëse pesha juaj ndryshon më shumë se 2% të peshës fillestare, duhet të planifikoni të pini më shumë ujë gjatë stërvitjes në të ardhmen.

Nëse ditët tona janë të mbushura me angazhime dhe nuk duam të heqim dorë nga forma fizike, na mbetet vetëm të përfitojmë nga pushimi i drekës për një stërvitje në palestër apo në ajër të hapur. Megjithatë, në këtë rast, ne përballemi me vështirësinë e organizimit të vaktit të mesditës në mënyrë të ekuilibruar dhe të plotë, pa u rënduar shumë para stërvitjes, por me furnizimin e duhur të energjisë për të përfituar sa më shumë nga seanca jonë e fitnesit.

Para së gjithash duhet të specifikohet se përbërja ideale e vakteve para dhe pas stërvitjes është e lidhur ngushtë me karakteristikat individuale, sasia e energjisë që na nevojitet varet nga karakteristikat tona fizike, nga lloji i stërvitjes që do të bëjmë dhe nga qëllimet që synojmë të arrijmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48226 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE