Dua Lipa zbulon se ku do të mbahet koncerti i saj në Tiranë më 28 Nëntor, ja çfarë shkruan artistja

vovalbania November 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FOTO/ Dua Lipa “çmend” fansat, pozon e zhveshur nga vaska

Dua Lipa zbulon se ku do të mbahet koncerti i saj në Tiranë: Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë!

Këngëtarja me famë botërore do të jetë në Tiranë në 28 nëntor, për një koncert që, padyshim do të ngrejë peshë fansat e saj të shumtë. Përmes një postimi në Instagram, Dua Lipa bën të ditur se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Dua.

Pak ditë më parë, Dua e konfirmoi vetë koncertin përmes një videomesazhi në anglisht dhe në shqip. “Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, dëgjohet të thotë artistja.

Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Vetëm pak ditë më parë, Tirana u shpall fituese për vitin 2023 edhe si “kryeqyteti europian i sportit”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE