Jo vetëm për karrierën muzikore por edhe për paraburgimin e tij, Fero tregon gjithçka në “Më lër të flas”!

vovalbania November 19, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm për karrierën muzikore por edhe për paraburgimin e tij, Fero tregon gjithçka në “Më lër të flas”!

Sot në emisionin “Më lër të flas” ka qenë i ftuar reperi Fero, i cili ka treguar gjithçka rreth karrierës, suksesit dhe mbi të gjitha ka folur edhe për qëndrimin e tij në paraburgim për më shumë se 1 muaj.

Sa kohë u bë që Fero nuk jep një intervistë?

Shumë kohë, as vetë nuk e kuptoj. Më kanë thirrur por nuk kam dashur.

Por si ndodhi gjithçka rreth shoqërimin të tij nga policia dhe qëndrimit në paraburgim, reperi e tregoi në “Më lër të flas”.

Unë jam shumë djalë i mirë. Puna është se gjatë gjithë karrierës time problemi është bërë vetëm kur mbron veten. Të gjitha pasojat dhe inatet kanë lindur për shkak të xhelozisë. Për pjesën e paraburgimit, mediat e kanë zmadhuar shumë. Mediat kanë marrë videon kur unë kam sulmuar dhe jo të lokalit kur unë kam qenë duke qëndruar dhe më pas jam sulmuar. Isha duke qëndruar dhe kalon një makinë duke sharë dhe duke ofenduar, më pas kaloi dy herë, tre herë. Unë në fillim nuk reagova, por në fund gabova sepse rashë pre e provokimit. As mediat, as prokuroria nuk kanë për bazë videon e lokalit por kanë për bazë vetëm videon që Fero sulmon. Puna është që ata djem akoma nuk kanë dhënë deklaratën e tyre.

Çfarë mendimi ka Fero në lidhje me gjeneratën e re dhe shembullin që ajo merr?

Unë nuk kam qejf që gjeneratat e reja ta shikojnë Feron duke sulmuar.

Rreth karrierës së tij në fushën e muzikës, reperi ka vijuar duke thënë se:

Që nga fillimi i karrierës dhe deri tani unë nuk kam mundur të nxjerr në treg atë që dua. Unë nuk e kam problem sepse e di që kur të dua e bëj një muzikë ‘mega hit’. Unë jam lodh nga suksesi dhe më është bërë bajat. Kam vendos që të kthehem tek karriera të bëj hite dhe të krijoj një album.

A ka shkrujatur Fero gjatë kohës që ishte në burg?

Jo, nuk kam shkruar asnjë rresht. Nuk kam menduar për asgjë rreth jetës jashtë. Është ligji i natyrës që të mendosh për familjen. Nëse je aty 24 orë ke vetëm 2 orë shëtitje dhe 22 orë brenda në një dhomë me katër mure. Unë e sistemova mënyrën e jetesës gati një muaj. Nuk mendoja çfarë është duke ndodhur jashtë.

Si është raporti i tij me artistët e tjerë?

Unë gjithmonë kam thënë atë që ndiej momentalisht. Unë personalisht nuk kam probleme me asnjë. ‘Live’-t në TikTok nuk i quaj deklarata. 

Artisti ka folur edhe për vogëlushen e tij që ende nuk ka mbushur 2 vjeç.

Si baba momentalisht ndihem shumë ndryshe nga ai që kam qenë para se të isha prind. Jam shumë falenderues sepse po mos të kisha fëmijë nuk do të kisha arritur ta kuptoja sensin e jetës. Dua që vajza ime të jetë shembullore në çdo aspekt. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45428 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE