Prindërit janë njohur dhe dashuruar në Meksikë, Arbër Çepani i dedikon atyre performancën e tij pasionante!

vovalbania November 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prindërit janë njohur dhe dashuruar në Meksikë, Arbër Çepani i dedikon atyre performancën e tij pasionante!

“Dancing With The Stars” është një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani. Personazhet VIP dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte. Edhe nata e djeshme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.

Javën e kaluar e pa veten në zonën e rrezikut. Këtë javë, Arbër Çepani me performacën e tij në skenë e bëri të qartë që ishte përpjekur për të marrë më shumë pikë nga juria.

Ai u soll si në mariaçi i vërtetë me pasodoblen që kërceu bashkë me partneren, Erisën. Përveç hapave dhe lëvizjeve, juria komentoi pozitivisht mimikën e Arbrit, që qëndroi në rol deri në fund. Kërcimin, Arbri ia dedikoi prindërve që janë njohur dhe dashuruar në Meksikë.

Këtë numër ia dedikoj mamit dhe babit tim, sepse janë dashuruar në Meksikë dhe kanë lindur dy motrat në Meksikë. Kështu që e kisha detyrim që ta bëja sa më mirë të mundesha.

Fatkeqësisht ashtu si çdo natë, mbrëmja e djeshme përfundoi me një të eliminuar. Ishte Deborah Keçi dhe balerini profesionit Niko Spiro që e lanë spektaklin pas një përballje në kërcim me Julka Gramon dhe Silvester Shuta. Me hapa të shpejtë e të saktë, por mekanikë, e cilësoi juria kërcimin e kësaj mbrëmjeje të sportistes Deborah Keçi dhe Nikos. Çifti performuan një swing, që Deborah tha se e shijoi dhe se po përpiqej të ishte e saktë, “pavarësisht se ka lindur për të bërë sport”, por anëtarët e jurisë kritikuan ngurtësinë e hapave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE