COVID-19/ Nuk ka humbje jete, 10 të infektuar në 24 orë!

vovalbania November 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
COVID-19/ Nuk ka humbje jete, 10 të infektuar në 24 orë!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19, ku gjatë 24 orëve të fundit, pas 309 testimeve kanë rezultuar pozitivë me Covid19 10 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Janë 194 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,354 që nga fillimi i epidemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 309 testime, 10 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

20 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në këto Bashki:

6 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Divjakë, Tepelenë.

Janë 194 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,354 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 309

Testime totale 2,006,019
Raste pozitive 332,142
Raste të shëruara 328,354
Raste Aktive 194
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147
Gjirokastër 14
Vlorë 8
Fier 7
Elbasan 6

Shkodër 3
Berat 3
Durrës 3
Korçë. 2
Lezhë. 3

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47888 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE