E kishte “fshehur” nga bota, Kim Jong-un thyen rregullat dhe publikon pamjet me një nga fëmijët e tij (FOTO)

vovalbania November 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E kishte “fshehur” nga bota, Kim Jong-un thyen rregullat dhe publikon pamjet me një nga fëmijët e tij (FOTO)

Duket se Kim Jong-u ka thyer rregullat, duke bërë publike diçka që bota nuk e kishte parë kurrë, pra një nga fëmijët e tij

Fotot e publikuara nga media shtetërore treguan Kim dorë për dore me një vajzë, pa emër, por e identifikuar si “vajza e tij e dashur”, me flokët e kapur bisht dhe një xhup të bardhë dhe këpucë të kuqe.

Në një imazh, baba dhe vajza kalojnë pranë një rakete në një mjet lëshimi. Në një tjetër, të dy shikojnë në profil teksa raketa Hëasong-17 me aftësi bërthamore – arma me rreze të gjatë veprimi e Koresë së Veriut, e cila mendohet të jetë e aftë të godasë kontinentin amerikan – shfaqet në qiell në sfond.

Është rasti i parë i konfirmuar kur një nga fëmijët e Kim, pasi mendohet se ka 3, shfaqet në publik

Gjithashtu në disa nga fotot ishte gruaja e tij, Ri Sol-ju, me një humor të dukshëm festiv, ndërsa familja e parë shikonte e lumtur shpërthimin nga një platformë shikimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE