Moti i keq nuk kursen as Kosovën, përmbytje në disa zona!

vovalbania November 20, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq nuk kursen as Kosovën, përmbytje në disa zona!

Për shkak të reshjeve të shiut në disa komuna të Kosovës raportohen përmbytje e vështirësi në qarkullim, si në Junik. Demokrat Ganijaj, drejtor për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim i tha Radios Evropa e Lirë se është rritur niveli i lumi Erenik e disa fshatra dhe lagje po përballen me vështirësi.

Gjendja momentalisht është emergjente, por nën kontroll. Jemi me ekipet emergjente në terren, kemi rritje të shtratit të lumit Erenik në disa pjesë në lagjen Berisha, lagjen Tofa. Po ashtu ka rrëshqitje të dheut dhe dëmtim të rrugës në fshatin Jasiq. Tek disa shtëpi që janë me bodrum ka përmbytje.

Nënkryetari i komunës së Junikut, Besart Tofaj, iu bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes. Për shkak të reshjeve të shiut, lumi Erenik rrezikon daljen nga shtrati.

Reshjet e vazhdueshme të shiut shkaktuan vështirësi edhe në komunën e Vushtrrisë.

Maliq Ferizi, kreu i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i tha REL-it se “situata menaxhohet aktualisht”, por ka raportime nga qytetarë që po hasin vështirësi. Situata më e rënduar paraqitetet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Ka vështirësi në qarkullim të makinave, por, rruga është e kalueshme. Ka ankesa nga banorët dhe raportime për vërshime në oborret e tyre. Për çdo rast që po kërkohet ndihmë, ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie. Evakuime të banorëve nuk ka pasur deri tani. Lumi Sitinca ka rritje të nivelit, por aktualisht nuk ka rrezik për dalje nga shtrati.

Nga reshjet e vitit të kaluar, lumi Sitnica doli nga shtrati e shkaktoi vërshime të mëdha në rajonin e Vushtrrisë.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, njofton se si pasojë e reshjeve të shiut, ura në fshatin Vranoc të Vogël ka pësuar dëmtime të mëdha e nuk kalohet.

Të dashur qytetarë,Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së…

Posted by Bashkim Ramosaj on Sunday, November 20, 2022

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Pejës, Gëzim Gashi raporton se situata po mbahet nën kontroll:

Kemi bërë disa reagime ku ka qenë më rrezik. Kanali Çokolica, një kanal i njohur këtu në Pejë i cili ka dalë nga shtrati është rregulluar pas ndërhyrjes. Për momentin nuk ka pasur evakuime të qytetarëve në ndonjë pjesë dhe gjithçka është nën kontroll.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, informon në Facebook se janë duke e monitoruar situatën në terren.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se reshjet e shiut me intensitet pritet të vazhdojnë deri nesër, sidomos në Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë e Rahovec.

Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi e probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malor në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48176 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE