Moti i keq, Policia Rrugore: Kujdes ujin e inertet në rrugë/Për problematikat, telefononi në numrin 112!

vovalbania November 20, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq, Policia Rrugore: Kujdes ujin e inertet në rrugë/Për problematikat, telefononi në numrin 112!

Nisur nga moti i keq, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit që të respektojnë sinjalistikën e të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse ka prezencë të ujit në rrugë e rënie inertesh.

Shmangni parakalimet e gabuara e përdorimin e celularit në timon, vendosni rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve, kaskën mbrojtëse. Jepuni përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.

Gjithashtu, drejtuesve të makinave e motorëve, iu kërkohet të ndjekin e të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore, në rast se do të ketë bllokime të rrugëve. Të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar si pasojë e motit të keq.

Për shkak të shirave të dendur në vend, autoritetet japin alarmin se “risku më i lartë nga përmbytjet është në qarqet Shkodër e Lezhë, si dhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier”. Ndërkohë, reshjet e para të dëborës ranë sot në aksin e Qafë-Thorës në Shkodër. Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme.

Sa i përket parashikimit të motit, vendi ynë do të vijojë të jetë sot nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme e të lagështa, me origjinë jugore. Vranësirat e reshjet e shiut na shoqërojnë këtë të diel, ndërsa temperaturat variojnë nga 12-21 gradë celcius.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me motin e keq, në Amerikë, një stuhi po godet pjesën perëndimore të shtetit të Nju Jorkut duke bërë që trashësia e dëborës të arrijë deri në dy metra. Disa ekspertë amerikanë të cituar nga mediat vendase, flasin për “stuhi historike” që mund të shkaktojë edhe vdekje.

Jo vetëm dëbora, edhe reshjet e dendura të shiut kanë bllokuar disa rrugë. Po ashtu ka anulim të fluturimeve në një kohë kur njerëzit priren të lëvizin rreth fundjavës që çon në Ditën e Falënderimeve.

Zonat më të prekura nga reshjet e borës janë ato të liqenit të Ontarios e në veri të Buffalo-s. Guvernatorja Kathy Hochul siguroi se ekipet e mirëmbajtjes po punojnë fort për të vënë situatën nën kontroll, duke vlerësuar aftësinë për të parashikuar alarmin nga shërbimet e mbrojtjes civile të shtetit të Nju Jorkut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45429 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE