Përmbytjet në Shkodër, bëhen gati konviktet për akomodimin e të evakuuarve!

vovalbania November 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbytjet në Shkodër, bëhen gati konviktet për akomodimin e të evakuuarve!

Kushtet e vështira atmosferike dhe reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar situatë mjaft të vështirë në Shkodër, ku është bërë gati gjithë struktura akomoduese e konvikteve  ku do të vendosen familjet e evakuuara.

Bashkia Shkodër i bën thirrje drejtuesve të mjeteve gjithashtu që të shmangin kalimin tek Harku i Berdicës duke përdorur rrugën e Mjedës, pasi prezenca e ujit e ka vështirësuar qarkullimin.

Njoftimi:

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër po vjen duke u përkeqësuar si pasojë e kushteve atmosferike dhe shkarkimeve të hidrocentraleve që kanë nisur prej orëve të drekës.
Të gjendur në këto kushte, Bashkia Shkodër ka bërë gati të gjithë strukturën akomoduese të konvikteve, për familjet që paraqesin nevojën për evakuim.
Gjithashtu grupet e punës janë në terren duke ndjekur hap pas hapi situatën, ku janë marrë masat për furnizimin me ujë të pijshëm dhe baza ushqimore për familjet dhe gjënë e gjallë në njësitë e prekura nga përmbytjet.
Drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin tek Harku i Berdicës duke përdorur rrugën e Mjedës, pasi prezenca e ujit e ka vështirësuar qarkullimin.
Për çdo rast emergjence, banorët e Bashkisë Shkodër janë të lutur të njoftojnë strukturat e emergjencës civie në bashki duke kontaktuar në numrin e telefonit: 067 303 5950

📍Situata në territorin e Bashkisë Shkodër po vjen duke u përkeqësuar si pasojë e kushteve atmosferike dhe shkarkimeve të…

Posted by Bashkia Shkodër on Sunday, November 20, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48253 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE