Protestat antiqeveritare në Iran, sërish të vrarë nga forcat e sigurisë!

vovalbania November 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestat antiqeveritare në Iran, sërish të vrarë nga forcat e sigurisë!

Nuk ndalen vrasjet e policisë ndaj protestuesve në Iran. Mësohet se forcat iraniane të sigurisë qëlluan për vdekje edhe të paktën tre persona në provincën perëndimore të Kurdistanit, në protestat e fundit vdekjeprurëse të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, në shtator.

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Hengaw, me bazë në Norvegji bëri të ditur se tre vetë u vranë në qytetin Divandarreh, pjesë e rajonit kurd të Iranit e ku protestat lidhur me vdekjen e Mahsa Aminit në duart e policisë, kanë qenë ndër më të mëdhatë në vend.

Gjatë muajit të kaluar u raportua për dhjetëra persona të vrarë në manifestimet masive në Republikën Islamike, vend ku në fillim të kësaj jave, autoritetet iraniane dhanë të parin dënim me vdekje për pjesëmarrje në protesta.

Protestat kundër klerikëve të Iranit shpërthyen dy muaj më parë, pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares Amini, e cila u arrestua nga e ashtuquajtura Policia e Moralit, me pretendimin se shkeli rregullat, duke mos mbajtur hixhabin në mënyrën e duhur.

Por, ndërsa autoritetet thanë se Mahsa Amini humbi jetën nga infarkti në zemër, familja e saj, si edhe shumë iranianë të tjerë besojnë se e reja vdiq si rezultat i dhunës fizike nga policia.

Mësohet se protestat janë përhapur në 140 qytete e qyteza të Iranit dhe se janë shndërruar në sfidën më të madhe për Republikën Islamike, në më shumë se dhjetë vjet. Grupi për të Drejtat e Njeriut në Iran:

Të paktën 326 protestues, përfshirë 43 fëmijë e 25 gra u vranë nga dhuna e forcave të sigurisë.

Protestat e fundit, udhëheqësit e Iranit i kanë cilësuar si “trazira” të nxitura nga armiqtë e huaj të vendit. Hixhabi, mbulesa e kokës që vendoset nga gratë myslimane është i detyrueshëm që të mbahet në publik nga gratë dhe vajzat iraniane, duke filluar nga mosha 9-vjeçare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE