A po planifikon Nick Cannon të ketë sërish fëmijë?! Komediani i jep përgjigje pyetjes 1 milon dollarëshe!

vovalbania November 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A po planifikon Nick Cannon të ketë sërish fëmijë?! Komediani i jep përgjigje pyetjes 1 milon dollarëshe!

Nick Cannon ka thënë së fundmi se nuk po planifikon të ketë më fëmijë pasi është “mirë” me situatën e tij aktuale familjare. Prezantuesi i “Masked Singer” mirëpriti së fundmi fëmijën e tij të 12-të. Ndërsa Alyssa Scott, nëna e djalit të tij të ndjerë Zen, i cili ndërroi jetë nga tumori në tru kur ishte pesë muajsh dhjetorin e kaluar, është shtatzënë sërish, por ai nuk e ka “idenë” se kur do të ketë më shumë pasardhës pas kësaj dhe tha se është “mirë” me situatën e tij aktuale familjare ashtu siç është.

Cannon është pyetur shpesh nga fansat nëse mund të ketë më shumë fëmijë. Së fundmi ai u shpreh për “Billboard News” se:

Nuk e di, nuk e kam idenë. Mendoj se jam mirë tani!

Ylli 42-vjeçar këmbënguli që fëmijët e tij janë gjithmonë prioriteti i tij kryesor.

Ky është prioriteti im numër një, padyshim. Unë zgjohem duke qenë një baba duke menduar për fëmijët e mi dhe gjithçka tjetër vjen pas kësaj. Fëmijët e mi janë padyshim forca krijuese në gjithçka që bëj. Ata janë përgjigjja e pyetjeve më qesharake, më inovative, më të mira…çdo projekt për të cilin jam duke punuar tani është përmes syve të tyre.

Rikujtojmë, se së fundmi, Alyssa Scott ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e 11-të të Cannon përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjete sociale. Modelja publikoi dy foto në Instagram, ku shfaqej në një vaskë bashkë me yllin e “Masked Singer”.

Ndërkaq, Cannon ka shtatë fëmijë të tjerë me katër gra të tjera. Komediani u bë baba për herë të nëntë rreth një muaj më parë nga romanca me modelen 40-vjeçare, LaNisha Cole. Më pas komediani dhe modelja Brittany Bell u bënë sërish prindër. Prezantuesi i “Wild ‘N Out” zbuloi se modelja 34-vjeçare është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë së bashku dhe të dhjetin për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45377 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE