Berisha në zonat e përmbytura në Shkodër: Rama e përmbyti që të vazhdonte vjedhjen!

vovalbania November 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha në zonat e përmbytura në Shkodër: Rama e përmbyti që të vazhdonte vjedhjen!

Nga Shkodra ku i shoqëruar nga kryebashkiaku Bardh Spahia sot vizitoi zonat e përmbytura, kryetari demokrat Berisha akuzoi qeverinë se “po shet energji katër herë më lirë nga sa e blejnë”.

Energjia nuk kishte nevojë të blihej. Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se sa e blejnë, se e kanë kontratat. Janë verbuar!

Qeveria ka qëndrim armiqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por, këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme. Kanë importuar energji në një kohë kur paralajmëroheshin shtrëngatat. Por, këta kanë hallin e parave. Duan të vjedhin paratë.

Banorëve, Berisha iu tha se qeveria i ka hapur portat e hidrocentraleve pa i lajmëruar.

Eshtë një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm se portat i kanë hapur para mesnate, nuk kanë njoftuar kryetarin e bashkisë, në të vërtetë kanë hapur tunelet e Komanit, plus turbinat e Vaut të Dejës. Kjo është një qeveri armiqësore jo vetëm ndaj Shkodrës, por edhe ndaj shqiptarëve në tërësi. Sepse ai që vjedh është i aftë të bëjë gjithçka.

I kam ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje zhvillimet dramatike. Erdha këtu për të shprehur solidaritetin për ju e të gjithë banorët.
Mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit. Nga porta e Vaut të Dejës derdhën 2 mijë metër kub në sekondë, përveçse sa kanë derdhur nga turbinat. Të gjitha këto se nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve të tyre.

Këto reshje kanë qenë tërësisht e plotësisht të parashikuara, qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ua ka dorëzuar në zyra këtyre qeveritarëve, që vjedhja ua ka verbuar sytë dhe mendjen, por për hir të së vërtetës, një njoftim jashtëzakonisht serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, që në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme e përmbytjet në alpet e veriut.

Por, të gjitha këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se ata e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur.

Del e thotë që e bëra për të shtuar rezervat, ndërkohë që të gjithë të dhënat tregonin se do të kishte reshje ekstreme, por i kishte sytë te paratë që do vidhnin, që i kishin prokuruar për të blerë 10 milion euro energji elektrike, nga të cilat së paku 5 milion i fusin në xhep.

Tani që ka plasur skandali, përpiqen që të mashtrojnë dhe të justifikojnë. E vërteta është se nuk donin të ndalonin vjedhjen!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE