Indonezi, tërmet me magnitudë 5.6, mbi 40 viktima/Njerëzit dalin në rrugë!

vovalbania November 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Indonezi, tërmet me magnitudë 5.6, mbi 40 viktima/Njerëzit dalin në rrugë!

Një tërmet goditi ishullin Java të Indonezisë, duke shkaktuar 44 viktima, por bilanci nuk është përfundimtar, pasi në terren vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Një zëdhënës i administratës vendore në qytetin Cianjur deklaroi:

Janë dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi pësuan dëmtime. Deri më tani janë 44 njerëz që kanë ndërruar jetë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se tërmeti i magnitudës 5.6 i shkallës Rihter e kishte epiqendrën në rajonin Cianjur, në perëndim të ishullit indonezian Java. Dridhjet u ndjenë deri në kryeqytetin Xhakartë ku njerëzit në panik zbritën në rrugë e sheshe teksa pallatat u lëkundën për më shumë se tre minuta.

Indonezia u godit nga tërmeti edhe vitin e kaluar, ndërsa më 2018-ën, krahas lëkundjes së fuqishme u regjistrua edhe një cunam, më pasojë vdekjen e më shumë se 220 personave.

Por, padyshim që më shkatërrimtari e më tragjiku mbetet cunami i 18 viteve më parë po në Indonezi. Në vitin 2004, ky cunam i shkaktuar nga një tërmet pranë ishullit indonezian të Sumatrës, vrau 226 mijë njerëz në gjithë Oqeanin Indian, përfshirë mbi 120 mijë në Indonezi.

Indonezia, një arkipelag me 260 milion njerëz, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamet. Kjo për shkak të vendndodhjes së saj në Unazën e Zjarrit, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE