Kryeministri britanik Sunak

vovalbania November 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri britanik Sunak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak thotë se duhet bërë më shumë punë për të trajtuar ndryshimet e klimës, pasi negociatorët siguruan një marrëveshje të minutës së fundit në COP27, në Egjipt.

Unë e mirëpres progresin e bërë në COP27, por nuk ka kohë për vetëkënaqësi. Mbajtja gjallë e objektivit për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë celsius është jetike për të ardhmen e planetit tonë. Duhet më shumë punë!

Slogani i objektivit prej 1.5 gradë celsius dominoi diskutimet në samitin në Glasgow vitin e kaluar, ku presidenti i COP26, Alok Sharma dhe delegacioni britanik drejtuan përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale. Duke folur në seancën përmbyllëse të samitit, Sharma tha se “progresi në humbjet dhe dëmet ishte historik”.

Zyrtarët dhe negociatorët ranë dakord për një marrëveshje për të krijuar një fond për kompensimin e vendeve të varfra, të prekura nga moti ekstrem i përkeqësuar nga ndotja e ajrit.

Pas negociatave të vështira, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Klimën në Egjipt  miratoi një deklaratë përfundimtare. Në dokumentin final të konferencës, e njohur si COP27, gati 200 vende rikonfirmuan një vendim të mëparshëm për të hequr gradualisht qymyrin. Megjithatë, në dokument nuk përmendej nafta dhe gazi.

Mosveprimi vjen pavarësisht thirrjeve nga disa vende e ambientalistë për të hequr gradualisht përdorimin e lëndëve djegëse fosile që prodhojnë sasi të mëdha të dioksidit të karbonit që bllokon nxehtësinë. Negociatorët në konferencën globale për klimën në Egjipt ranë dakord të krijojnë një fond të kërkuar prej kohësh për të kompensuar vendet e cënueshme nga klima.

Pagesa e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike në vendet më të varfra u bë një nga temat më të mprehta të dy javëve të konferencës. Përdorimi i lëndëve djegëse fosile ishte objekt debati gjatë konferencës dy-javore të mbajtur në Sharm el-Sheikh. Bashkimi Europian shprehu “zhgënjim” për “mungesën e ambicies” në marrëveshjen përfundimtare mbi udhërrëfyesin për reduktimin e emetimeve të CO2.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47746 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE